Aksident i frikshëm në Kavajë/ Trajleri nga Mali i Zi hyn në parakalim, godet dhe përmbys furgonin
Rreth orës 19:30 minuta në aksin Durrës - Rrogozhinë ka ndodhur një aksident.
Një mjet i tipi trail me targa të Podgoricës së Maqedonisë ka tentuar të parakalojë në furgon.
Si pasojë furgoni është përmbysur. Fatmirësisht nuk ka pasur viktima.
Shoferi i mjetit ka pësuar disa dëmtime të lehta dhe është nisur drejt spitalit të Kavajës.
Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.