Inceneratorët/ Berisha: Rama të dalë para drejtësisë! Të përfshirë Agaçi, Veliaj e Ahmetaj

Kreu i PD Sali Berisha deklaroi në emisionin 'Çim Peka Live' në Syri Tv se kryeministri Edi Rama duhet të shkojë para drejtësisë për aferën korruptive të inceneratorëve.

Berisha deklaroi se kjo është skandaloze dhe i përfshirë me Ramën është Ahmetaj, Veliaj dhe Engjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë.

"Kjo ndodh vetëm e vetëm kur kryeministri vjedh, vjedh dhe vetëm vjedh. Kjo nuk është një aferë në Kukës, Gjirokastër apo Korçë, kjo është një aferë në establishmentin kryesor të shtetit, ky janë kryeministri, ministri i financave, dhe kryebashkiaku.

Paratë e shtetit, thesari përfundoi në fruta ekzotike, shkruhet për çdo gjë tjetër e jo për ato për të cilat jepen paratë. Kjo të çon te ministri i financave Ahmetaj, Veliaj dhe Edi Rama.

Tek pensionistja ne azil, që s’ka asnjë lidhje, e vërteta është se gjithçka ka një krye dhe ky është Edi Rama, Engjell Agaçi, Veliaj dhe Arben Ahmetaj."-tha Berisha.