Kryemadhi publikon foton në Syri Tv: Inceneratori i Tiranës nuk ekziston! Rama gënjeu në komision

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin 'Task Force' në Syri Tv se deklarata e kryeministri Rama në Komisionin Hetimor për inceneratorët janë një provë shumë e fortë.

Kryemadhi publikoi edhe një foto të bërë sot ku theksoi se inceneratori i Tiranës nuk ekziston, ndërsa paratë janë zhdukur.

“Një nga provat e patjetërsueshme, deponimi i kryeministrit 10 orë në komision, është provë, në cilësinë e një firme.

Tha ne nuk kemi investuar tek inceneratorët, por kemi marrë shërbimin. Kryeministri ka gënjyer. Ka thënë ky ka investuar 128 mln euro, por ti do fillosh të paguash shërbimin 29 euro tonin.

Më 23 mars ka marrë firmën e paligjshme nga Veliaj, më 1 prill inceneratori që s’ekziston ka filluar të marrë para."-tha Kryemadhi.