'Miliona euro në emër të 90-vjeçares'/ Petrit Vasili: Bie përfundimisht Qeveria e inceneratorëve. Në 7 korrik...!

Zv/kryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar pas intervistës ekskluzive në Syri Tv të 90-vjeçares, Haxhire Gurakuqi, e cila me dokumente figuron përfituese e miliona euro nga inceneratorët. 

Vasili thotë se pas zbulimit të këtij skandali qeveria e inceneratorëve ka rënë. 

Sipas tij, mafia ka rrëmbyer kokë e këmbë qeverinë e Edi Ramës. 

"Në 7 korrik askush nuk ka çfarë pret më", shkruan në llogarinë e Facebook, Petrit Vasili. 

Postimi
Bie perfundimisht Qeveria e inceneratoreve!
Situate e tmerrshme.
Nje te moshuare 90 vjece ne azil i kalojne me mashtrim nga mafiozet e inceneratoreve miliona euro te inceneratoreve.
Mafia ka rrembyer koke e kembe qeverine e Edi Rames.
E moshuara pohon krimin e tmerrshem me ze dhe figure.
Krimi mafioz shteteror i permasave me medha te shekullit.
Ne 7 korrik askush nuk ka ç'pret më.
Hajdutet e Qeverise jane lakuriq perpara syve te te gjitheve.
Asnje hap pas ne 7 korrik perballe maskarenjve!!