KAFE SHQETO/ Gazetarët në protestë pas vendimit të Ramës për të futur në 'riedukim' një tjetër gazetar

‘Do të kalosh në riedukim për 3 muajt e ardhshëm”.

Ky ishte dënimi që Edi Rama dha ndaj gazetarit të A2 CNN Klevis Muka, i cili në 3 muajt e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e konferencave të organizuar nga ai dhe kabineti i tij i ministrave, pasi ky i fundit e konsideroi të gabuar pyetjen që Muka i drejtoi ministres Xhaçka kur shpalli bashkëshortin e saj si investitor strategjik.

I ftuar në panelin e sotëm të ‘Kafe Shqeto’ ishin kolegët, Osman Stafa nga ‘News 24’, Isa Myzyri nga ‘Ora News’ dhe Elker Bushkolaj nga 'Syri Tv'.

Stafa u shpreh se kjo gjë nuk ka qenë aspak normale.”Tashmë nuk po flasim vetëm për situatën e Klevis, por po t’i marrim në konsideratë edhe situatat e tjera të ndodhura psh me kolegen e Syri Televizion, Ambrozia Meta themi se kupa është mbushur’. Kryeministri i një vendi duhet që tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve dhe jo t’i drejtohet atyre me termat “pyetje idiote, kazan, riedukim nuk dini etj. Tashmë ka dalë edhe metoda e ‘riedukimit’ për tre muaj sepse zoti kryeministër nuk i merr pyetjet si etike dhe nuk duhen bërë nga gazetarët. Kjo ka pasoja shumë të mëdha me të bërit të gazetarisë, sepse nëse për tre muaj nuk i bën dot pyetjet kryeministrit, kur kjo periudhë të kalojë nuk do të jetë më ai gazetari i guximshëm i cili do t’i drejtojë pyetjet ‘pa frikë’ atij,por  do të jetë tashmë një pyetje e thjeshtë sa për të kalur ditën".

Sakaq, Myzyri ka treguar se qëkur kryeministri Rama erdhi në pushtet Shqipëria ka rënë në 20 vende minus në media në rang global. "Që prej 2013 deri në ditën e sotme ai ka qenë një nga armikët kryesorë të mediave dhe nuk është e vërtetë kur ai thotë se është tërhequr nga media. Ai ëhtë tërhequr nga organizatat e huaja dhe ne sot nuk e dimë se çfarë po bën konkretisht. Ne kemi parë refuzime për tu përgjigjur ndaj pyetjeve të gazetarëve, kemi shembullin e dy rasteve të fundit, Ambrozias dhe Klevis. Unë mendoj se shumë redaksi të ajo e Syrit dhe e A2 po punojnë fort për ta parandaluar këtë fenomen dhe mendoj se edhe të tjeët duhet ta bëjnë” është shprehur ai.

"Për hir të së vërtetës koleges sonë Ambrozia jo vetëm tani që është pjesë e ‘Syrit' por edhe kur ishte në redaksinë e ‘Fax News’ i ndodhi e njëjta gjo, ndonëse shumë pak kolegë në atë periudhë u solidarizuan me të. Megjithatë, mua më vjen mirë që ka ardh kjo ditë kur ne po ngrejmë zërin. Tashmë në ditën e sotme ne kemi dy standarte, ato ministre- që i drejtohen kryemistrit si Zues dhe ato gazetarë të cilët i bëjnë pyete dhe duan me doemos përgjigjen nga ai, i pëlqen apo jo. Mendoj se ia duhet ta ketë patur ëndërr që të punojë si kryeredaktor në një media, pasi vetëm ai mund ta pezullojë gazetarin po jo një kryeministër, kjo është e papraneshme" është shprehur Bashkolaj.