Bayern ‘thyen’ tregun, ofron 120 milionë euro për të zëvendësuesin e Lewandowski-t

Robert Lewandowski kërkon me insistim të largohet nga Bayern Munich, ky është një fakt, por drejtuesit e klubit gjerman as që kanë ndërmend të bien pre e presionit, fundja Leva është nën kontratë, janë në pozita të favorshme për të negociuar me Barcelonën. Pavarësisht rrethanave, te Bayern janë të vetëdijshëm se nuk mund të mbështet shumë te një lojtarë që kërkon largimin, për këtë arsye po studiojnë terrenin prej kohësh për të gjetur një zëvendësues.

Sipas Bild, Bayern ka vendosur Victor Osimhen në majën e listës së dëshirave, do të tentojnë gjatë këtyre ditëve të mbyllin negociatat me presidentin De Laurentiis për të transferuar sulmuesin nigerian në Munih.Gjithnjë sipas Bild, Bayern ka befasuar edhe vetë presidentin e Napolit, i cili për lë lënë të lirë Osimhen kërkonte 100-110 milionë euro, por gjermanët janë të gatshëm ti ofrojnë 120 milionë euro për të mbyllur menjëherë transferimin e Osimhen. Përballë një ofertë të tillë, De Laurentiis nuk pritet as të negociojë, do të pranonte menjëherë ofertën, por më parë duhet mbyllur çështja Lewandowski.