VIDEO/ Vodhën në bashkëpunim firmën e ndërtimit ku punonin, arrestohen 3 punëtorët

Policia e Tiranës ka arrestuar tre persona të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur kantierin e firmës së ndërtimit ku punonin.

‘Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, të 3 të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën "Ali Demi", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme’, thuhet në njoftimin e policisë.

Njoftimi i policisë/ Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kantieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 1.

Vodhën, duke shpërdoruar detyrën, bazën materiale, në një kantier të firmës së ndërtimit ku punonin, vihen në pranga 3 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin “Kantieri”.

Si rezultat i operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

- H. M., 57 vjeç, për veprën penale "Vjedhja" e kryer në bashkëpunim;

- A. C., 35 vjeç, N. L., 54 vjeç, për veprën penale "Vjedhja duke shpërdoruar detyrën" e kryer në bashkëpunim.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, të 3 të punësuar në një firmë ndërtimi në rrugën "Ali Demi", në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur bazën materiale në kantierin e kësaj firme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.