Policia greke në kërkim të kokave të bandave shqiptare pas masakrës me tre të vdekur

Tre të vdekur dhe tre të plagosur ishte bilanci nga përplasja me armë zjarri mes dy familjeve shqiptare në Athinë, ditën e shtunë,( 2 korrik).

Shkak i përplasjen sipas medieve greke ishte prishja e pazareve të drogës.

3 prej viktima dhe një nga të plagosurit ishin shqiptarë, ndërsa 2 të plagosurit e tjerë ishin efektivë të policisë grekë.

Konkretisht të vrarë mbeten Adil Tefa nga Korça 48 vjeç dhe Gëzim.A 46 vjeç. 

Duket e pabesueshme shkruajnë mediat greke por 46 vjeçari shqiptar që u qëlluar dhe më pas u godit me me makinë ishte arrestuar shtatë herë për krime që varionin nga trafiku i drogës deri te grabitja dhe posedimi i armëve, ndërsa 48 vjeçari i armatosur gjithashtu ishte i dënuar por për krime më të lehta.

Tashmë policia greke e ka të qartë se çfarë ka ndodhur në 'Kato Patisia' në qendër të Athinës.

Dy viktimat shkuan në rrugën Kourtidou për të ‘biseduar’ të armatosur.

46 vjeçari besonte se Adil Tefa e kishte tradhtuar dhe se bashkëjetesa e tyre në të njejtën bandë ishte e pamundur.

Njëri prej tyre duhej të vritej.

Por më në fund të dy u vranë ndërsa një i tretë e pagoi me jetë 'pastrimin' brenda bandës.

Nga nëntë persona që morën pjesë në gjakderdhjen, tre kanë vdekur dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar dhe po hetohet përmasat e përfshirhes së tyre.

Gjithashtu policia greke po kërkon të gjejë kokat e mëdha që komandojnë bandat shqiptare të drogës që po pushtojnë Athinën së fundi të cilë kanë hapur një cikël të përgjakshëm pastrimi, shkruan media helene Prothema.gr.