'Mezi pres të stërvitem me ju', zbulohen detaje nga takimi i fshehtë i Xavit me Lewandowskin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski,kaloi pushimet me gruan e tij Anna në restorantin "Lio" të mërkurën.

Në të njëjtën kohë, trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez shkoi në atë restorant.

Mediat ndërkombëtare raportuan se ai ishte një takim i fshehtë mes dyshes, ndërkohë, AS ka zbuluar detaje nga biseda .

“Mezi pres të stërvitem me ju”, raportohet t’i ketë thënë sulmuesi polak Xavit.

Megjithatë, transferimin e tij në Katalonja po e pengon Bayern Munichu, që po mundohet ta mbajë polakun në “Allianz Arena”.