Sarandë/ Turistja polake rrëzohet në tualet, pëson dëmtime në kokë, niset me urgjencë drejt kryeqytetit
Një turiste polake është rrëzuar në tualet në Sarandë. Mësohet se 58-vjeçarja ka pësuar dëmtime në kokë ndërsa është transportuar në urgjencën e spitalit të qytetit.
Mjekët kanë konstatuar hemoragji të brendshme në kokën e turistes polake.
Burime bëjnë me dije se ajo do të transportohet drejt Tiranës për mjekim të specializuar.