Studenti ekselent në Britaninë e Madhe: I bashkohem ftesës së Berishës! Do marr pjesë në protestën e 7 korrikut

Kreu i PD Sali Berisha ka zhvilluar këtë të shtunë një bashkëbisedim online me shqiptarët e diasporës. Mes pjesëmarrësve në këtë takim ishte edhe studenti i ekselencës në Britaninë e Madhe, Daniel Nikolla.

I riu deklaroi se të rinjtë duhet të afrohen, dhe jo të largohen nga vendi. Studenti ekselekt në Angli deklaroi se do të vijë në Shqipëri për të protestuar në datën 7 korrik.

"Të rinjtë duhet të afrohen. I bashkohem ftesës së opozitës për gjithë shqiptarët e Shqipërisë në vend dhe diasporë për pjesëmarrjen masive në protestën kombëtare në 7 korrik në orën 19:00.”-tha Nikolla.