Pronarët e Manchester Cityt pranë blerjes së Palermos

Pronarët e Manchester Cityt kanë shtuar dhe një klub tjetër në zinxhirin e skuadrave që ata zotërojnë.

Sipas mediave britanike, ata janë fare pranë mbylljes së marrëveshjes për blerjen e aksioneve të klubit të Palermos.

Sipas “Daily Mail”, ata kanë arritur një marrëveshje për blerjen e klubit për 13 milionë euro.

“City Football Group” zotëron një mbretëri klubesh që nga Oqeania deri në SHBA.

Shefi i Palermos, Dario Mirri, ka pasur një takim me drejtuesit e Cityt të premten në mëngjes, duke rënë dakord për blerjen e 80% të aksioneve të klubit.

Sipas gazetës italiane “Giornale di Sicilia”, Mirro do të vijojë të qëndrojë president i klubit me 20% të aksioneve.