Ronaldo u kërkon drejtuesve të Manchester United ta...

E ardhmja e Cristiano Ronaldo te Manchester United bëhet gjithmonë edhe më e pasigurt, ku raportimeve për një largim të mundshëm i shtohet edhe një lajm i bujshëm në të cilin thuhet se portugezi i ka kërkuar drejtuesve të klubit shitjen.

Sipas të përditshmes britanike “The Times”, 37-vjeçari i ka komunikuar drejtuesve të “Djajve të Kuq” dëshirën për t’u larguar dhe i ka ftuar ata të pranojnë ofertat në drejtim të tij për një shitje të mundshme nëse shifrat e ofruara do të përmbushin ambiciet e tyre.

Kjo dëshirë e Ronaldos për t’u larguar vjen pas një sezoni zhgënjyes i cili u mbyll me United, që nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.