", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/July/02/auto_rihanna-2-21656748990.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Në mbështetje të partnerit/ Rihanna bën daljen e parë në publik pas lindjes së djalit

Para një muaji Rihanna u bë nënë për herë të parë.

Themeluesja e Fenty Beauty solli në jetë një djalë, me partnerin e saj, A$AP Rocky. Kur gjatë shtatëzanisë këngëtarja e njohur ekspozoi pafund barkun e saj të rrumbullakosur, pasi u bë nënë ajo i ndaloi daljet e saj.

Mirëpo së fundmi, autorja e hitit “Diamonds” është fotografuar për herë të parë pas lindjes së djalit. Rihanna u shfaq në Wireless Fest në Londër, për të mbështetur partnerin e saj Rocky-n, i cili po performonte në skenë.

Diva e muzikës depërtoi përmes turmës me personelin e saj të sigurisë, teksa të pranishmit e brohoritën. Riri ishte veshur e gjitha me të zeza, me xhup të fryrë, kombinuar me vëth dhe një varse të trashë argjendi.