Elon Musk zbulon vizitën e tij private me Papa Françeskun, CEO i Teslas publikon foton

“I nderuar që takova Papën”: CEO i Tesla dhe SpaceX, Elon Musk, ka zbuluar vizitën e tij private tek Papa Françesku me një postim në Twitter.

Në foton e publikuar shihet Papa Françesku ku në anën e djathtë të tij ndodhet Musk ndërsa nga ana tjetër të kreut të Kishës katolike janë katër nga shtatë fëmijët e CEO-s së Teslas.

 Sipas disa mediave italiane, takimi është zhvilluar në Casa Santa Marta dhe ka zgjatur më pak se një orë. 

Ndërsa më herët  Musk, njeriu më i pasur në botë, kishte postuar në Tëitter një foto të tij me një vajzë të re të panjuhur për mediat, të dy me maska, në Venecia,foto në të cilën shkruante: "një vend me kujtime të mrekullueshme".