Presidenti Meta uron Luzia Gegën për medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka uruar atleten shqiptare Luiza Gega për medaljen e artë të fituar në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022” në Algjeri.

Postimi i Metës në Facebook:

“Luiza Gega i dhuron Shqipërisë një tjetër Medalje të Artë në Lojërat Mesdhetare.

Shumë urime dhe respekt për Kampionen tonë të Atletikës!”

Gega shkëlqeu në Algjeri, teksa vendosi edhe rekord të ri kombëtar me kohën 9:14.29, duke përmirësuar kështu rezultatin e një muaji më parë 9:15.48 që kishte arritur në Hengelo të Holandës.

Kjo është medalje e dytë e artë radhazi e Luiza Gegës në Lojërat Mesdhetare, asaj të “Tarragona 2018”, me atleten kuqezi që po kalon një formë të jashtëzakonshme.