VIDEO/ ‘U dhunua nga dy shqiptarë’, publikohen pamjet e sherrit ku mbeti i vdekur 42-vjeçari grek

Pamjet e rënda nga përplasja fizike që çoi në vrasjen e 42 vjeçarit grek në Athinë, krim për të cilin akuzohen dy shqiptarë janë publikuar në media.

Nga raportimet e më hershem, ngjarja nisi në një lokal të Rafinë të Athinës, pak ditë më parë ku shkak u bë e dashura e 42 vjeçarit grek.

Në pamjet e transmetuara nga Protothema shihet se si nisi zënka në lokal, dhe më pas gjithçka rezultoi fatale për Dimitris Kordas.

Në pamjet nga brenda lokalit shihet se dy autorët e dyshuar dalin nga tualeti dhe më pas nisin sherrin me viktimën.

Ky i fundit shihet duke i shtyrë të rinjtë, të cilët po ashtu e shtyjnë mbrapsht. Ndonëse pronari i lokalit dhe punonjësja ndërhynë, sherri u agravua, duke bërë që jashtë lokalit 42-vjeçari grek të vritej.

Tashmë dy persona qëndrojnë pas hekurave, ndërkohë që bashkëpunëtorë të tyre janë shpallur në kërkim.