Zyrtare/ Zhbllokohet merkato, Paolo Maldini dhe Frederic Massara rinovojnë me Milan

Është zyrtare! AC Milan më në fund njofton zgjatjet e kontratës me Paolo Maldinin (drejtor teknik) dhe Frederic Massaran (drejtor sportiv). Dy liderët kanë rinovuar kontratën e tyre për dy vjet.

“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se sot bordi i drejtorëve të klubit miratoi rinovimet dyvjeçare të kontratës me drejtorin teknik Paolo Maldini dhe drejtorin sportiv Frederic Massara. Një marrëveshje e cila dëshmon për vazhdimësinë në mënyrë të përforcimit dhe rritjes së klubit tonë” , thuhet në njoftimin për shtyp.

Kjo lëvizje zhbllokon kështu situatën me merkaton e kuqezinjve, e cila kishte mbetur e stopuar për shkak të situatës me kontratat e Maldinit dhe Massarës.