Gjendet një tjetër varr masiv me 100 trupa në Mariupol

Këshilltari i Kryebashkiakut të Mariupolit, Petro Andryushchenko njoftoi në Telegram se një tjetër varr masiv me 100 trupa është gjendur në qytet. 

“Varret e përkohshme nëpër rrugë gradualisht po kthehen në varre të përhershme”, tha Andryshchencko, raporton Unian.

Kujtojmë se Rusia prej 24 shkurtit po sulmon Ukrainën ndërsa janë shkaktuar mijëra viktima dhe të plagosur, mes tyre fëmijë e gra.