VIDEO/ Kosova fiton medaljen e tretë të artë në Lojërat Mesdhetare

Loriana Kuka i siguron një tjetër medalje të artë Kosovës në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”, që po mbahen në Algjeri.

Xhudistja "Dardane" e fitoi medaljen e artë, pasi në finale mposhti francezen Chloe Buttigieg,.

Loriana Kuka e fitoi medaljen në kategorinë deri në 78 kilogramë. Ajo fitoi në kohën shtesë me “Waza-ari”.

Kujtojmë që Kosova i kishte fituar edhe katër medalje tjera në xhudo, dy të arta, me Distria Krasniqin e Laura Fazliun dhe dy të bronzta me Akil Gjakovën dhe me Flaka Loxhën.