FOTO/ Hamilton tërheq vëmendjen me veshjen e përzgjedhur për...

Shtatë herë kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton tërhoqi vëmendjen me zgjedhjen e veshjeve për fundjavën e garës në pistën Silverstone, e cila nis zyrtarisht sot.

37-vjeçari Hamilton u shfaq në pistë të enjten me pantallona ngjyrë vjollce të gjera me detaje të verdha, si dhe një bluzë dhe xhaketë shumëngjyrëshe. Gjithashtu, ai kishte veshur çizme të zeza.

Ditën e sotme ai ka mbërritur në pistë në një version pak më ndryshe, një tuta e errët me detaje të verdha, i shoqëruar nga qeni i tij Roscoe.

Gjatë ditës në Silverstone do të zhvillohen dy stërvitje të lira, ndërsa e treta është planifikuar të shtunën, si dhe kualifikimet.