", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/July/01/auto_marcos.antonio.lazio.2021.22.indica.stemma.1400x8401656681630.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Lazio nis merkaton, klubi italian zyrtarizon dy blerjet e para

Marcos Antonio është zyrtarizuar si lojtari më i ri i Lazios. Klubi kryeqytetas ka paguar 8 milionë euro plus 2 në formë bonusesh për të blerë kartonin e lojarit.

“Lazio njofton se ka blerë kartonin e lojtarit Marcos Antonio Silva Santos, që vjen në Itali nga ukrainasit e Shakhtar Donetsk F.C”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Më herët bardhekaltërit zyrtarizuan edhe blerjen e Matteo Cancellierit. Lojtari vjen nga Verona në formë huazimi me detyrim blerjeje.