Juventusi interesohet për Zaniolon, Roma pranon edhe huazimin

Prej kohësh Juventusi ka shfaqur interes për yllin e Romës, Nicolo Zaniolon.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e Romës janë të hapur për shitjen e lojtarit drejt “Zonjës së Vjetër”.

Klubi kryeqytetas i ka bërë me dije Juventusit se mund të shesë Zaniolon edhe në formë huazimi me detyrim blerjeje. Formula që ata kanë kërkuar është një huazim duke paguar një shumë të majme, e më pas pjesa tjetër do të plotësohet në sezonin e ardhshëm.

Për sa i përket çmimit, Roma nuk dëshiron të zbresë poshtë 50 milionë euro për të lënë të lirë Nicolo Zaniolo. Megjithatë, palët janë duke punuar dhe marrëveshja mund të arrihet shumë shpejtë.

Chelsea ka kontaktuar Sevillan lidhur me disponueshmërinë e qendërmbrojtësit Jules Kounde, sipas raporteve lokale në Spanjë.