Rusia e pranon që po marrin grurin e Ukrainës nga territori i pushtuar

BBC

Rusia ka filluar dërgimin e grurit nga territori i pushtuar në Ukrainë, bëri të ditur një zyrtar rajonal pro-rus.

Një anije që transportonte 7 mijë ton drithë u largua nga qyteti portal i pushtuar Berdyanks të enjten.

Yevgeny Balitsky tha se anija po shkon drejt ‘vendeve mike’.

Kievi e ka akuzuar për javë të tëra Rusinë dhe aleatët e saj për vjedhjen e grurit të saj nga Ukraina jugore dhe për bllokimin e porteve duke kontribuar në një mungesë globale të ushqimit- diçka që Moska e ka mohuar vazhdimisht.

Dërgesa e grurit nga Berdyansk në rajonin e Zaporizhzhia, shënon hapjen e një rruge detare për të eksportuar grurë nga Ukraina në vendet e tjera.