", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2022/March/28/auto_Vjosa_Osmani_presidentja1648497400.jpg", "width": 900, "height": 600 } }

Osmani uron Çekinë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE

Presidentja Vjosa Osmani ka uruar kryeministrin e Çekisë Petr Fiala pas kalimit të presidencës së Këshillit të BE-së nga Franca te Çekia.

Osmani ka thënë se Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një evropë të fortë dhe të bashkuar .

“Urime për kryeministrin Petr Fiala dhe për partnerët tanë çekë për marrjen e presidencës së Këshillit të BE-së. U dërgojmë urimet më të mira në përmbushjen e objektivave ambicioze të tyre. Kosova mbetet plotësisht e përkushtuar për një evropë të fortë dhe të bashkuar”, ka shkruar Osmani.