Ekzekutimi në Gjermani/ Mediat: Fisnik Hoxha mund të jetë në Shqipëri
Një ekzekutim gjakftohtë u regjistrua katër ditë më parë në Kiel të Gjermanisë.
Një shqiptar 23-vjeçar i bëri pritë një turku dhe hapi menjëherë zjarr ndaj 31-vjeçarit. Autori i krimit është Fisnik Hoxha, shkruajnë mediat gjermane.
Turku ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve.
Policia gjermane tha se Fisnik Hoxha është në arrati dhe është i rrezikshëm pasi është i armatosur.
“Mos flisni me të,” njoftoi policia duke ofruar një shpërblim prej 3 mijë eurosh për këdo që ofron informacion për të.
Kurse sot, mediat gjermane shkruajnë se Fisnik Hoxha është arratisur për në Shqipëri.
Lajmin e bën të ditur portali gjerman SHZ.