VIDEO/ Shpërthimi me tritol ndaj servisit në Lezhë, ja kush është pronari

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë natës pranë një servisi makinash në fshatin Ishull-Shëngjin.

Nga shpërthimi raportohet se ka vetëm dëme materiale. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi me lëndë plasëse. 

Servisi është në pronësi të shtetasit Toli Mëhilli.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.