VIDEO/ Shpërthim tritoli në një servis në Ishull Shëngjin

Banorët kanë njoftuar se në Ishull Shëngjin gjatë natës ka shpërthyer lëndë plasëse në një servis makinash.

Si pasojë janë thyer xhamat e servist dhe xhamat e një automjeti që ka qenë i parkuar në oborrin e servisit. 

Mesohet se servisi është pronë e Toli Mhillajt.

Lezhë /Informacion paraprak 

Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit T.M., 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.