Kryeministri serb anulon vizitën në Kosovë

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç ka anuluar vizitën në Kosovë që ishte parashikuar me protokoll.

Ai ka thënë se nuk do të shkojë nesër në Kosovë dhe sipas tij “nuk do të pranohet asnjë shantazh nga Prishtina”.

“Nuk lejohet në asnjë mënyrë ky lloj presionit dhe cirku i bërë nga Prishtina”, ka thënë Kryeministri serb.

Aleksandar Vuçiç do të shkonte për vizitë në Leposaviç (krahinë me popullsi serbe në Kosovë), për të bërë fushatë në lidhje me zgjedhjet që do mbahen në Serbi.