VIDEO-SYRI TV/ Vetëm 3 deputetë nuk i bashkohen protestës kundër Edi Ramës

Vetëm 3 deputetë nuk do ti bashkohen protestës së opozitës kundër Edi Ramës.

Bëhet fjalë për Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin dhe Ferdinand Xhaferrin.

Për Alibeajn protesta më e mirë është të shkosh në sallën e parlamentit dhe të bësh sikur sulmon Edi Ramën.

Kurse Bardhi, nuk denjoi që të ndalonte e të fliste për gazetarët para sallës së parlamentit.

Nga ana tjetër, Ferdinand Xhaferri është shprehur se nuk do të marrë pjesë në këtë protestë, edhe pse është plotësisht dakord për të marrë pjesë në çdo protestë, që sipas tij ka të bëjë me problematikat e qytetarëve.