‘Shqipëria Europiane është angazhimi ynë politik’, PR i bashkohet protestës së 7 korrikut

Edhe Partia Republikane Shqiptare i bashkohet protestës së 7 korrikut.

Në një njoftim bërë publik pak më parë republikanët shprehen se, “ajo i bën thirrje gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj për të protestuar për interesin e Shqipërisë dhe qyteatrëve”. “Shqipëria Europiane është detyrimi dhe angazhimi ynë politik”.

Njoftimi:

Partia Republikane ka qënë dhe do të jetë pjesë e cdo proteste kundër varfërisë dhe keqeverisjes.

Ajo i bën thirrje gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj për të protestuar për interesin e Shqipërisë dhe qyteatrëve. Shqipëria Europiane është detyrimi dhe angazhimi ynë politik.