Covid, Pfizer dhe BioNTech, krijojnë vaksinën universale, testimi tek njerëzit në vjeshtë

Gjigandi farmaceutik Pfizer dhe kompania partnere BioNTech po punojnë për një vaksinë anti-covid që mbron nga një shumëllojshmëri e gjerë e koronavirusit.

Kompania ka bërë të ditur se testet tek njerëzit do të nisin në gjysmën e dytë të vitit.

Është një ilaç ende në fazën eksperimentale, i krijuar për të shkuar përtej vaksinave aktuale dhe për të mbuluar variantet e tanishme dhe të ardhshme.

Siç raportohet nga Reuters eksperimenti parashikon një forcim të limfociteve T për të shmangur format e rënda të sëmundjes nëse virusi bëhet më i rrezikshëm dhe mbulimin e vaksinimit pan-koronavirus(kundër të gjithë viruseve).

BioNTech njoftoi se qëllimi i saj është "të sigurojë mbrojtje të qëndrueshme të variantit". 

Aktualisht, të dy kompanitë po diskutojnë me rregullatorët një version të modifikuar të vaksinës së tyre që mbron kundër Omicron.