Programi B4Students mbështet me infrastrukturë teknologjike FSHN

Fakulteti i Shkencave të Natyrës në Tiranë është institucioni i radhës që përfiton mbështetje me investime në infrastrukturë nga programi B4Students, krijuar nga Grupi BALFIN. 4 laboratorët e mësimit C++, Inxhinieria Matematike dhe Informatike, Bioteknologjia Molekulare, Kimia Inorganike, si dhe salla e mbledhjeve, janë pajisur me pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, identifikuar nga drejtuesitsi një nga nevojat kryesore të institucionit, për të përmirësuar kapacitetet në funksion të procesit tëmësimdhënies, mësimnxëniesdhe aftësimit praktik të studentëve, sipas nevojave të tregut të punës.

Për të përuruar investimin si dhe për të vlerësuar nevojat dhe mundësitë për integrimin sa më të shpejtëtë studentëve në shoqëritë e Grupit BALFIN, përfaqësues të programit B4Students ishin ditën e sotme pjesë e një tryeze diskutimi të organizuar në mjediset e fakultetit me praninë e dekanit, Prof. Dr. SpiroDrushku, kolegë të dekanatit, përfaqësues nga zyrat mbështetëse, si dhe anëtarë të Këshillit Studentor.

Dekani, Prof. Dr. SpiroDrushku, theksoi se “Laboratorët janë hapësira ku studentët tanë krijojnë dhe testojnë njohuritë. Forcimi i kapaciteteve infrastrukturore me pajisje të teknologjisë dhe informacionit kontribuon drejtpërdrejtë në rritjen e cilësisë në procesin e aftësimit praktik.” Ai vlerësoi kontributin e programit B4Students për mbështetjen që ju krijon studentëve, duke filluar me zhvillimin profesional, punësimin dhe integrimin e shpejtë në kompani të konsoliduara, si dhe nxitjen që u jep për zhvillimin dhe implementimin e projekt-ideve sociale si dhe ngritjen e sipërmarrjeve të reja.

Matilda Shehu, Drejtoreshë e Transformimit në Grupin BALFIN,theksoi gjatë takimit se “Në proceset tona të punës, ku bëjnë pjesë edhe mjaft studentë të Fakultetit tuaj, teknologjia është pjesë thelbësore, përmes së cilës krijojmë, përmirësohemi dhe rritemi. Ne vlerësojmë te studentët tuaj aftësinë për t’u përshtaturdhe dëshirën për të avancuar.”

Dorjan Beqiri, Kryetar i Këshillit Studentor të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, gjatë vizitës në një nga laboratorët u shpreh: "Mbështetja e B4Students dhe Grupit BALFIN në modernizimin e disa prej laboratorëve në fakultetin tonë është me shumë vlerë për ne studentët. Është një investim që i shërben studentëve, fakultetit por edhe vetë shoqërisë pasi investimi në universitete ndihmon krijimin e profesionistëve të së ardhmes."

Mbështetja e edukimit përbën një nga shtyllat kryesore të përgjegjshmërisë sociale të Grupit BALFIN, edhe me vëmendjen e veçantë të Presidentit të tij, Samir Mane. Krahas komponentit të fuqizimit të infrastrukturës në Institucionet e Arsimit të Lartë publik, B4Students vijon të ofrojë mbështetje për studentët pjesëmarrës në program, në themelimin e bizneseve të reja duke ofruar grant deri në €5’000 nëpërmjet Konkursit të Ideve të Biznesit, në zhvillimin e kompetencave profesionale dhe punësimin e tyre nëpërmjet Programit të Praktikës dhe Punësimit dhe Konkursit të Sfidave të Biznesit, si dhe në zbatimin e projekt-ideve sociale nga Klubet e Studentëve duke mundësuar mbështetje financiare deri në €2,000.