Një tërmet i fortë godet Bosnje & Hercegovinën

Një lëkundje e fortë tërmeti ka tronditur mëngjesin e kësaj të enjteje Bosnje Hercegovinën.

Tërmeti mësohet se është regjistruar në orën 06:07.

Epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 24 kilometra në veriperëndim të Mostar.

Magnituda e këtij tërmeti ka qenë 4.7 e shkallës Rihter.

Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 5 km, çka ka bërë që lëkundja të ndihej shumë në zonat përreth.