Gjigantët anglez në garë për qendërmbrojtësin e Torinos

Tre gjigantët anglezë janë në garë për qendërmbrojtësin e Torinos, Gleison Bremer.

Forma e tij e mirë gjatë sezonit që lamë pas në Seria A ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim.

Sipas ‘90min’, Arsenali, Chelsea dhe Tottenham janë në garë të ngushtë për brazilianin.

Interi dhe Juventusi gjithashtu kanë shfaqur interesim për 25-vjeçarin, por asnjëra palë nuk është e gatshme të përmbushë çmimin e tij prej 50 milionë eurosh.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e mbrojtësit.