EMRI/ Gjendet i vdekur një person anës lumit në Fier, ja dyshimet e para
Një person 67 vjeçar është gjendur pa shenja jete anësh lumit në Fier.
Sipas njoftimit të policisë, 67 vjeçari Hamit Hamitaj, nuk ka pasur shenja dhune dhe dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht.
Njoftimi i policisë/ Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 17:00, në lagjen "Sheq i Madh", Fier, në vendin e quajtur "Vija e ngjalës", është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. H., 67 vjeç, banues në Fier.
Nga verifikimet paraprake, dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.