Zbulohet oferta e Milanit për Paulo Dybala

Pas goditjes Lukaku, mendohej se menjëherë do të ishte radha e Paulo Dybalas.

Por, Interi ka ngecur në pistën Dybala, të paktën momentalisht.

Sipas raportimeve, Interi është i detyruar të bëjë shitje në repartin sulmues aktual të tij, për t’i bërë vend Dybalas.

Nga kjo situatë, duket se kampioni aktual Italian, AC Milan, dëshiron të pëfitojë, transmeton Syri.net

Siç raporton La Reppublica, Milani i ka ofruar Dybalas 4 milionë euro në sezon.

E vështirë të pranohet kjo ofertë nga ylli argjentinas, duke parë se Inter ka ofruar 6 milionë për të dhe ende nuk po arrihet një marrëveshje./Syri.net