Nesër pa drita, ja ku do të ketë kufizime të energjisë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se, nesër, në datën 29 mars do të ketë kufizime të energjisë në disa zona nga ora 08:00-14:00.

Kjo për shkak të punimeve për vendosjen e transformatorit në nënstacionin Fushë Kuqe, shpjegon OSHEE.

Zonat pa energji në Burrel do të jenë: Fushë Kuqe Qendër, Kisha- Gurrëz, Privat, Tufzimi, Patok, Ujësjellësi Fushë-Kuqe, Qendër F-Kuqe, Plazh-Patok, Kisha katolike, Komplekse, Qendra 1, Mirditori 1+2, Firmë Betoni.

Zonat pa energji në Shkodër: Rrilë, Grykë Lumi (Kom.Shenkoll), Barbullojë, Gajush, Shënkoll, Tale, Burgu Shënkoll, Hidrovoret Droje, Tale.