VIDEO/ Kombinat, shemben shtëpitë për të hapur varre! Pas 2 dekadash, familjet flaken rrugëve

Bashkia e Tiranës po shemb shtëpi 25-vjeçare në Kombinat të palegalizuara, për t’i hapur rrugën zgjerimit të varrezave. Shembjet në këtë zonë, ndryshe nga lagjet 5 Maji, Laprakë, Kodër e Priftit etj marrin përmasat e absurdit, pasi po shkatërrohen shtëpi për të ngritur varre.

Një grua me lot në sy, nënë e tre fëmijëve, tregoi se kishte 25 vjet që banonte në atë vend dhe se shtëpia po i shembej para syve të saj, pasi shtëpinë nuk ia legalizuan për 16 vjet rresht. Zonja tha se për ta ishte dhënë vetëm një bonos qeraje për një periudhë afatshkurtër, ndërsa shtëpi, nuk kishte më.