Abazoviç pritet me ceremoni shtetërore në Beograd

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovië është pritur në Beograd me ceremoni shtetërore.

Ai ka nisur takimin me homologenen e tij serbe Ana Bërnabiq.

Shqiptari në krye të ekzekutivit të Malit të Zi do të takohet edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Po ashtu takim do të ketë edhe me kryeparlamentarin serb, Ivica Daçiç.

Abazoviç kishte paralajmëruar që do të bëntë vizitë në Beograd.

Ai e ka përfshirë Malin e Zi si shtet monitorues në iniciativën “Ballkani i Hapur”. /Express/