Lumi i drogës nga Shqipëri në Itali, ekstradohet trafikanti nga Tirana. Emri

Një 32-vjeçar, i cili ndodhej pas hekurave në vendin tonë, është ekstraduar një ditë më parë drejt Italisë.

Eldi Doma, i cili rezulton banues në Tiranë, është dënuar me 20 vjet burg, për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike" nga gjykata e Shkallës së Parë në Padova të Italisë, bëjnë me dije burime zyrtare nga policia.

Për këtë, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Doma është arrestuar vitin e shkuar në Shqipëri gjatë një operacioni paralel nga policia italiane dhe ajo shqiptare.

Ai bënte pjesë e një grupi që sipas hetimeve, kanë trafikuar 50 kilogram drogë e llojit heroinë nga Shqipëria në Itali, çdo muaj, që nga nëntori 2014 deri në tetor 2015.

Gjatë aksionit në dy shtete, është sekuestruar sasi e madhe droge dhe parash.

Tashmë, Doma është ekstraduar drejt vendit fqinjë ku pritet të vuajë dënimin me dy dekada burg të caktuara nga gjykata italiane.

/Syri.net/