EMRAT/ Kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihen në pranga 4 shtetas

4 të rinj janë arrestuar në flagrancë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", në Fier.

Ata janë shtetasit Julian Tafa, Enerik Metaj, Albano Metaj dhe Elsi Kapaj.

Shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, u arrestuan, pasi në lokalin ku ishin ulur në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.