Mal Berisha: Rama shet kombin për interesa personale! Shkatërroi drejtësisë dhe s’ka frikë nga asgjë

Ish-ambasadori Mal Berisha i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se qytetarët kanë humbur shpresën në Shqipëri dhe të vetmen zgjidhje shohin emigracionin. Ai është i mendimit se kur në vitin 2013 kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, filloi edhe manipulimi i votave.

“Votat janë manipuluar, dhe nga manipulimi i votave vijnë gjërat e mbrapshta. Kur një qeveri është e paligjshme fillon manipulon jo vetëm me votën, por me çdo gjë tjetër. Po krijohet borgjezia që shet interesat e vendit për interesat e personale. ”-tha Mal Berisha.

Më tej ai deklaroi se njerëzit që instruktojnë këtë qeveri janë gjenitë e së keqes ndërsa shtoi se Rama ka shkatërruar sistemin e drejtësisë dhe tashmë s’ka frikë nga asgjë.

“E dinë se një qeveri e ndërtuar në këtë formë me manipulime mund të vihet para drejtësisë një ditë. Një gjykatës do dalë të thotë stop, por për ti dalë kësaj përpara, prish sistemin e drejtësisë, kështu ata s’kanë asnjë llojë frike. Kanë gjetur përmes djallit gjenial formën e vettingut, bën qeveria çfarëdo, prish çdo gjë që i vjen në mendje.”-tha ai.

Ish-ambasadori tha se është fatkeqësi për vendin që në krye kemi Edi Ramën ndërsa shtoi se njerëzit pranë tij janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që ai thotë.