Arrestimet në Elbasan/ Boçi: Shitja e radhës pasi janë shtrydhur mirë…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar me një postim në Facebook pas arrestimeve që janë kryer në Elbasan ndaj punonjësve të policisë të implikuar në ngjarjen ku mbeti i vrarë një person vetëm pak ditë para zgjedhjeve të një viti më parë

Shitja e radhës

Arrestimi i djeshëm e drejtuesve të policisë dhe efektivëve të saj është maja e ajsbergut të implikimit të turpshëm të kësaj trupe në masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Midis tyre spikat Zv/drejtori NUSHI, i përfshirë në manipulim provash dhe në ngjarje të tjera.

Zelli i tij ekstrem në goditjen e protestuesve demokratë ka qenë i njohur për publikun.

Por tashmë ai e ca të tjerë e kanë përmbushur rolin e tyre, e “mjeshtri” lart, po i shet një e nga një, për të shpëtuar lëkurën e vet. Prandaj arrestimi i tyre nuk përbën më lajm.

Është shitja e rradhës, pasi i ka shtrydhur mirë e mirë.

A nuk bëri kështu me Kokën?! Po me Bllakon, pasi e shfrytëzoi si blerës votash?! Etj…etj…

Por megjithatë laku po shtrëngohet pak nga pak dhe për Ramën.

Revolta popullore është në prag!