Masakër në Irak, 15 gra të vdekura dhe 50 të plagosur

Të paktën 15 gra kanë vdekur dhe dhjetëra civilë të tjerë janë plagosur, kur avionë luftarakë të të ashtuquajturit koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të kundër ISIS, ka sulmuar sot provincën veriore të Irakut, Kirkuk.

Ky rajon njihet për pasuritë e naftës.

“15 gra u vranë dhe 50 të tjerë u plagosën në një sulm ajror”, konfirmoi zyrtari lokal Amir Huda Karam për AFP.  /Syri.net/