Makina përplas dy fëmijë në Tepelenë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Tepelenë, ku një automjet ka përplasur dy fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mustafa Matohiti” në rrugën “Bilbilenjtë”.

Drejtuesi i mjetit me iniciale A.B. përplasi me Toyota dy fëmijë. Këta të fundit u transportuan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.