Diaspora mbështet 7 Korrikun, Indrit Hoxha: Dega e PD në Romë protestë në shenjë solidarizimi

Indrit Hoxha, Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën në Partinë Demokratike ka bërë publik lajmin së demokratët që jetojnë në Romë Itali do të protestojnë me datën 2 korrik në orën 18:00 në piazza Albania Romë

Slogani i kësaj proteste është në mbështetje të protestës që do të mbahet në Tiranë me datë 7 korrik ora 19:00.

Ja postimi i plotë:

PD dega Romë ka vendosur me datë 2 korrik në orën 18:00 në piazza Albania Romë, të protestojë në mbështetje të protestës datës 7 korrik ora 19:00 në Tiranë.

Diaspora do kthehet në mbështetjen më të madhe të Partisë Demokratike dhe opozitës Shqiptare për ndryshimin e regjimit në Shqipëri.