Berisha: Diskutuam për situatën që po kalon kombi, pasi Rama ktheu Tiranën në Beogradin e vogël

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka pritur në një takim, bashkëthemeluesin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane me Joseph Dioguardin dhe veprimtarin e shquar të Shoqatës atdhetare Shqiptaro -Amerikane, Vatra, Agim Aliçkaj.

Njoftimin për  këtë takim e ka bërë në faqen e tij në facebook vetë lideri historik i demokratëve.

Ja postimi i plotë:

Takim me z.Agim Aliçkaj!

Të dashur miq,

Unë prita në një takim të veçante personalitetin e shquar të diasporës tonë, bashkëthemeluesin e Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane me Joseph Dioguardin dhe veprimtarin e shquar të Shoqatës atdhetare Shqiptaro-Amerikane, Vatra.

Në takim, unë i shpreha zotit Aliçkaj mirënjohjen time për kontributin e çmuar të tij dhe familjes së tij dhe të Lidhjes Qytetare Shqiptaro - Amerikane dhe Vatrës në mbrojtjen e çeshtjes Kombëtare, çlirimin e Kosovës dhe demokracisë në Shqipëri.

Një falënderim të veçantë i bëra zotit Agim Aliçkaj për sponsorizimin dhe promovimin e librave të Profesor Nusret Pllanës kushtuar genocidit ciklik serb, të filluar nga mesi i shekullit të 19-të deri në fundin e shekullit të 20-të.

Në takim diskutuam lidhur me situatën e vështire që po kalon kombi shqiptar sot pas shndërrimit të Tiranes nga Edi Rama, vasal i serbomadhit Vuçiç, në Beogradin e Vogël.

Biseda ishte e hapur dhe kaloi me mirëkuptim të plotë. #sb