Hartimet e tezave, skandaloze, Këlliçi, thirrje maturantëve të bashkohen nesër në ora 10 në shesh

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Kelliçi ka reaguar për sjelljen e qeverisë ndaj maturantëve.

“Çdo vit maturantët vuajnë një sistem të dështuar testimi që nuk i ndihmon të japin më të mirën e tyre”, shkruan Këlliçi në një postim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi i plotë:

Provimet e pjekurisë nuk janë olimpiada.

Çdo vit maturantët vuajnë një sistem të dështuar testimi që nuk i ndihmon të japin më të mirën e tyre.

Arsimi shqiptar është një kopje e vjetruar e importuar nga Lindja, që vret krijimtarinë dhe detyron nxënësit të mësojnë përmendësh. Kështu nuk vazhdohet!

Thirrje maturantëve të bashkohen në shesh!