VIDEO – SYRI TV/ Banesa u dëmtua nga tërmeti, nënë e bijë kanë mbetur pa strehë
Nënë e bijë, të dyja invalide, janë pa streh. Merita Dauti së bashku me vajzën e saj, jetonin në një garzoniere deri ditën që ra tërmeti i 26 nëntorit dhe dëmtoi banesën e tyre. prej asaj kohe, pallati nuk është resturuar, ndërsa dy gratë kalojnë natën nëpër trotuare.
Syri Tv
Merita Dauti, së bashku me vajzën e saj të paralizuar, janë nxjerr në qiell të hapur. Nënë e bijë jetonin në një gazoniere në zonën e Plazhit të ri në Durrës, por prej kohësh ato janë pa streh për shkak se pallati u dëmtua nga tërmeti.
Nënë e bijë, që vijnë nga komuniteti rom, kërkojnë një streh pasi nuk mund të përballojnë jetesën duke fjetur në trotuare.
Apel për ndihmë bën dhe nëna e Meritës, e cila kërkon nga shteti që të sigurojë streh për vajzën dhe mbesën e saj.
Ndonëse ato kanë bërë apel për ndihmë, deri më tani askush nuk u ka ofruar diçka të tillë.